Hamza mirëpret në PDK Kolonel Skender Hoxhën, do të jetë kandidat për deputet

15:05 | 12 Maj 2026
E.G

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka njoftuar se Koloner Skender Hoxha i është bashkuar PDK-së dhe do të jetë kandidat për deputet.

Hamza i ka uruar mirëseardhje Hoxhës, duke theksuar që sot, më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për njerëz me integritet, përvojë dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie.

“I urova mirëseardhje në listën tonë të kandidatëve për deputetë edhe Kolonel Skender Hoxhës, ish-komandant i Brigadës 124 të UÇK-së, ish-atashe ushtarak i Kosovës në Zagreb dhe Komandant i Gardës Kombëtare. Me dekada shërbim për vendin, ai ka qenë pjesë e rrugëtimit të Kosovës nga lufta çlirimtare deri te ndërtimi dhe forcimi i institucioneve të sigurisë së shtetit tonë. Për kontributin e tij është nderuar edhe me Medaljen e Karrierës”, ka shkruar Hamza në Facebook./Arbresh.info