Katari ka theksuar se duhet të ketë një qëndrim të qartë nga Hamasi dhe Izraeli për të arritur një marrëveshje armëpushimi.
“Ne jemi duke pritur për një qëndrim të qartë izraelit që përfaqëson të gjithë qeverinë në përgjigje të propozimit të SHBA-së për Gazën”, deklaroi Majed Al-Ansari, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit.
“Marrëveshja e armëpushimit duhet t’i japë fund menjëherë vuajtjeve të gjata të të gjithë njerëzve në Gaza, pengjeve dhe familjeve të tyre dhe të sigurojë një udhërrëfyes për një armëpushim të përhershëm dhe një fund të krizës,” tha ai.
Katari tha se është ende në pritje për të arritur gjuhën që është dakorduar nga të dyja palët./abcnews.al
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...