Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, ka kërcënuar me mbylljen e qeverisë mbi financimin e murit në kufi me Meksikën gjatë një përplasje me demokratët në Shtëpinë e Bardhë.
Në një shkëmbim të nxehtë me Nancy Pelosi dhe Chuck Schumer, Trump tha se do të ishte ‘’krenar’’ të fikë qeverinë për shkak të murit të sigurisë, shkruan BBC.
Demokratët thonë se 5 miliardë dollarët që Trump i kërkon është një shumë e madhe.
‘’Nëse nuk marrim atë që duam, në një mënyrë ose tjetër, qoftë nëpërmjet jush, ushtrisë, nëpërmjet çfarëdo që doni ta quani, unë do ta fikë qeverinë’’, tha Trump.
‘’Dhe jam krenar ta fikë qeverinë për sigrurinë e kufirit. Unë do ta marr mantelin. Unë do të jem ai që do ta fikë’’, shtoi ai.
Kampioni i Botës me Argjentinën në “radarin” e J...
U përzgjedh nga FIFA për të ndarë drejtësi në Kupën e Botës,...
Kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Pr...
Blloku A4 ndalet sonte në mesnatë, do t’i nënshtrohet remont...
FFK: Fitorja ndaj Andorrës iu dedikua Fatjonit, në shenjë re...
UEFA shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatjon Bunjakut