Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau ka thënë të premten se vendi do të pezulloj fluturimet me Meksikën dhe Karaibet deri më 30 prill.
Për më tepër, Kanada tani do t’u kërkoj udhëtarëve t’i nënshtrohen karantinës së tyre në një hotel të miratuar nga qeveria, transmeton arbresh.info
Trudeau tha në njoftim të tij se pas mbërritjes në aeroport, udhëtarët duhet të bëjnë një test PSR dhe më pas të paguajnë qëndrimin e tyre tre ditor në hotel karantinë, i cili do të kushtojë më shumë se 2,000 CAD (rreth 1,565 dollarë), derisa të dal rezultati i testit.
Të gjithë udhëtarët që vijnë në Kanada u kërkohet gjithashtu karantina për 14 ditë. Nese testi i udhëtarëve kthen një rezultat negativ, ata do të jenë në gjendje të përfundojnë karantinën e tyre 14 ditore në shtëpi. Nëse testi i një udhëtari del pozitiv, atyre do të ju kërkohet të karantinohen në objekte të caktuara të qeverisë, shkruan TPG./arbresh.info/
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s