Të paktën 5 persona u plagosën si pasojë e hapjes së zjarrit me armë nga një automjet mbi njerëzit që dolën nga xhamia pas faljes së namazit të teravisë në qytetin Toronto të Kanadasë.
Të paktën 5 persona u plagosën si pasojë e hapjes së zjarrit me armë nga një automjet mbi njerëzit që dolën nga xhamia pas faljes së namazit të teravisë në qytetin Toronto të Kanadasë.
Zëdhënësi i policisë së Torontos, David Rydzik në një deklaratë tha se ngjarja ka ndodhur në xhaminë Ebubekir-i Sıddık në rajonin Scarborough.
“Në ngjarjen e shënuar në orën 01:00 sipas kohës lokale pas daljes nga namazi i teravisë u plagosën 5 persona si pasojë e zjarrit me armë të hapur nga një person/persona që po kalonin në rrugë me një automjet”, tha Rydzik duke shtuar se nuk ka ndonjë informacion që personat e plagosur të jenë të përfshirë në ndonjë ngjarje që të ketë shkaktuar armiqësi.
Ai bëri të ditur se personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën, ku tre prej tyre kanë marrë trajtimin e nevojshëm ndërsa dy prej tyre vazhdojnë trajtimet.
Nadeem Sheikh, anëtari i Bordit drejtues të Shoqatës së Muslimanëve Scarborough në të cilën është e lidhur xhamia Ebubekir-i Sıddık ku ndodhi ngjarja, ka deklaruar: “Vërtet jam i trishtuar dhe i shqetësuar. Këtë mëngjes u qëlluan 5 vëllezërit tanë. Kërkojmë që agresorët të gjenden sa më parë dhe t’i dorëzohen drejtësisë”./AA/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...