Kandidati kryesor për kandidatin presidencial të Partisë Demokratike Joe Biden tha të martën se zgjedhjet presidenciale, të planifikuara për në nëntor të këtij viti, nuk duhet të shtyhen për shkak të kuronavirusit.
Ish-zv/presidenti në epokën Obama, foli në televizionin NBC për pasojat e mundshme të krizës koronare dhe tha se pandemia mund të ndryshojë metodën e votimit, por jo datën e zgjedhjeve.
“Unë dëshiroj që të mund të votohet personalisht, por kjo varet nga situata pandemike. Por ne nuk duhet të vonojmë ose shtyjmë zgjedhjet e nëntorit, të cilat janë një detyrim kushtetues,” tha Biden.
Ai shtoi se zgjedhjet presidenciale duhet të mbahen më 3 nëntor, siç ishte parashikuar më parë.
Biden gjithashtu foli në një kohë të pasigurisë në rritje për krizën e vazhdueshme shëndetësore në Shtetet e Bashkuara.
Virusi Corona po përhapet me shpejtësi në SHBA dhe tashmë ka ndërprerë procesin zgjedhor në një numër të shteteve federale./expres/
Murati: Thirrni edhe akrabanë, le të votojnë të gjithë
Në Graçanicë votojnë edhe serbët e zhvendosur nga Kosova
Granit Xhaka asiston tek goli i parë i Sunderlandit
Haradinaj: Dalja në zgjedhje është e kënaqshme
Kandidati për deputet nga Lista Serbe thyen rëndë heshtjen z...
Zëdhënësi i VV-së del me thirrje disa orë para mbylljes së k...