Japoni, Shinzo Abe siguron edhe një mandat të fuqishëm

21:37 | 22 Tetor 2017

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka siguruar edhe një mandat të fuqishëm në udhëheqjes së vendit, thonë sondazhet e fundit.

Vija e tij e ashpër kundër Koresë Veriore dhe hapësira për të nxitur rishikimin e kushtetutës pacifiste të vendit, ka bindur japonezët që të votojnë sërish për partinë që udhëhiqte Japoninë, transmeton portali arbresh.info

Fitorja e Abe do të lejonte ndryshimet në Kushtetutë, e cila aktualisht kufizon ushtrinë në një rol mbrojtës. Megjithatë, shumica e japonezëve kundërshtojnë reformën, nga frika se situata me Korenë Veriore mund të eskalojë.

Abe ka theksuar se do të pranonte rezultatin me “përulësi” pasi vlerësimet e tij për popullaritetin personal kanë rënë.

Rezultati zyrtar pritet të shpallet të hënën, ndërsa disa zona do të dorëzojnë me vonesë kutitë e votimit për shkak të tajfunit që ka goditur vendin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara