Një avion luftarak izraelit ka qëlluar ndaj një droni që i përket grupit islamik Hamas duke e rrëzuar atë që ishte nisur nga Rripi i Gazës, ka raportuar ushtria.
Ndalimi i kësaj pajisjeje kishte penguar “një kërcënim të menjëhershëm të infiltrimit” në hapësirën ajrore izraelite dhe ai ra në detin Mesdhe, tha se deklarata e ushtrisë, transmeton arbresh.info.
Hamasi nuk ka dhënë komente për këtë incident.
Hamasi dhe militantët tjerë islamikë kanë gjuajtur me mijëra raketa drejt Izraelit që është ushtarakisht superior në konfliktet e mëparshme, por nuk kanë përdorur dronët më parë.
Izraeli është në vetvete një udhëheqës botëror në teknologjinë e dronëve dhe i ka përdorur këto pajisje shumë herë në luftërat e tij./Arbresh.info
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...