Ndërsa në Rripin e Gazës vijojnë bombardimet prej ditësh, Izraeli ka dhënë paralajmërimin edhe për Europën. Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, tha në OKB se Europa do të jetë objektivi i ardhshëm i Hamasit për t’u goditur. “Europa do t’i ketë terroristët te dera e saj”, tha ai.
Ndërkohë që sot Këshilli i Sigurimit i OKB-së kundërshtoi rezolutën e Rusisë që bënte thirrje për armëpushim humanitar në Gaza Vetëm katër vende iu bashkuan Rusisë në votimin për rezolutën – Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mozambiku dhe Gaboni. Katër vende votuan kundër – Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca dhe Japonia. Gjashtë vendet e tjera abstenuan.
Ata që votuan kundër ose abstenuan, theksuan mungesën e përmendjes së Hamasit dhe dështimin për të dënuar sulmin e 7 tetorit të grupit ndaj Izraelit.
Rezoluta e Rusisë, shprehte “shqetësim të madh” për përshkallëzimin e dhunës dhe përkeqësimin e situatës, veçanërisht referuar viktimave te shumta civile , duke nënvizuar nevojën që të dy popullatat të mbrohen. “Duke mos dënuar Hamasin, Rusia po mbulon një grup terrorist që brutalizon civilët e pafajshëm. Është hipokrite dhe e palogjikshme”, tha , përfaqësuesja e përhershme e SHBA në OKB./A2CNN
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira