Presidenti Donald Trump shpërtheu publikisht ndaj Izraelit dhe Iranit këtë mëngjes, ndërsa tensionet rreth armëpushimit që ai vetë ndërmjetësoi filluan të përshkallëzohen.
Në një deklaratë të fortë nga bordi i Air Force One, teksa udhëtonte drejt një samiti të NATO-s në Holandë, Trump njoftoi se Izraeli nuk do të sulmojë më Iranin, përcjell Telegrafi.
“IZRAELI nuk do ta sulmojë Iranin”, shkroi Trump në Truth Social. “Të gjithë aeroplanët do të kthehen… Askush nuk do të lëndohet. Armëpushimi është në fuqi!”.
Kjo deklaratë erdhi pasi më herët në mëngjes, Trump kishte kritikuar ashpër të dyja palët për mungesën e respektimit të marrëveshjes së armëpushimit, përcjell Telegrafi.
Trump tha se ishte i zhgënjyer nga veprimet e të dyja vendeve, por ishte veçanërisht i ashpër ndaj Izraelit.
“IZRAEL. MOS I HIDH ATO BOMBA. NËSE E BËN TI, ËSHTË NJË SHKELJE E MADHE. SILLNI PILOTËT TUAJ NË SHTËPI, TANI!”, thuhej në postimin e Trump.
Kujtojmë se pak më herët, presidenti amerikan, kishte thënë se si Izraeli ashtu edhe Irani kanë shkelur armëpushimin në Lindjen e Mesme.
Në të njëjtën kohë, Trump mbrojti sulmet ajrore të SHBA-së ndaj impianteve bërthamore të Iranit, duke pohuar se “Irani nuk do të mund të rindërtojë kurrë më programin e tij bërthamor.”
Ai theksoi se objektivat iraniane janë “nën tokë dhe të shkatërruara plotësisht” dhe lavdëroi pilotët amerikanë për punën e tyre. /Telegrafi/
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...