Forcat e Mbrojtje së Izraelit kanë njoftuar këtë të enjte vdekjen e Rawi Mustaha, një zyrtar i lartë i Hamasit që drejtoi qeverinë në Rripin e Gazës.
Sipas IDF, Mustaha ishte një nga zyrtarët më të lartë të Hamasit dhe ndikoi drejtpërdrejt në vendimet në lidhje me vendosjen e forcave të Hamasit.
Kujtojmë se dy figura të tjera të larta të Hamasit, Sameh al-Shiraz dhe Sami Udeh, u vranë së bashku me Mustaha në një sulm ajror tre muaj më parë”, sqaroi ndër të tjera ushtria izralite.
Më 7 tetor, radikalët e Hamasit vranë afër 1.200 persona dhe rrëmbyen afër 250 të tjerë gjatë sulmit të tyre në veri të Izraelit.
Izraeli u kundërpërgjigj me një ofensivë në Gazë. Deri më tani, si pasojë e luftës në Gazë janë vrarë më shumë se 41.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë./abcnews.al/
Ndalohet importi i mbi 1 mijë litrave vaj ulliri, AUV: Produ...
Prattipati e takon Kusari-Lilën, inkurajon përpjekjet e vazh...
Inspektorët e Pejës në aksion, cak shitësit ambulantë
Po trajtohej në QKUK, arratiset një i burgosur i Dubravës
Dënimi me 15 vjet i kosovarit në Beograd, Syla: Serbia po te...
Kosova përfiton mbi 10 milionë dollarë nga “Pandemic Fund”