Raundi i ardhshëm i bisedimeve bërthamore midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit do të zhvillohet në Romë, konfirmoi ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani.
Ky do të ishte takimi i dytë midis përfaqësuesve të SHBA-së dhe Iranit brenda tetë ditëve.
“Ne e morëm kërkesën nga palët e interesuara, nga Omani që po luan rolin e ndërmjetësit, dhe dhamë një përgjigje pozitive”, citohet të ketë thënë Tajani nga agjencia kryesore italiane e lajmeve, ANSA.
Komentet e diplomatit më të lartë italian sugjerojnë se edhe pse Italia do të jetë pritëse e rundit të dytë të bisedimeve më 19 prill, Omani do të vazhdojë të shërbejë si ndërmjetës në këto bisedime indirekte.
“Roma konfirmohet si një kryeqytet i paqes dhe ndërmjetësimit”, tha Tajani. “Ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha negociatat që mund të çojnë në zgjidhjen e çështjes bërthamore, por edhe në ndërtimin e paqes”.
Në një zhvillim të papritur, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, dhe i dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, u takuan shkurtimisht pas përfundimit të bisedimeve në Oman, duke shtuar optimizmin se marrëdhëniet midis dy vendeve kanë bërë një hap përpara./abcnews.al
Alaudini: Pak e trishtë që një popull është aq i apasionuar ...
Albion Rrahmani shënon golin e radhës tek Sparta Praha
Mot i ndryshueshëm për pesë ditët e ardhshme
Skandali Epstein, jep dorëheqjen shefi i kabinetit të kryemi...
Drejtori i Policisë së Shqipërisë: Po e godasim trafikimin e...
Karateistja shqiptare, Lanika Rexhepi shpallet nënkampione e...