Presidenti iranian Hassan Rohani ka paralajmëruar se vendi i tij do të marrë hak ndaj Shteteve të Bashkuara nëse Uashingtoni krijon probleme për cisternat e naftës në Venezuelë.
“Nëse cisternat tona në Karaibe ose ndonjë zonë tjetër në botë hasin probleme për shkak të amerikanëve, Shtetet e Bashkuara gjithashtu do të gjenden në telashe”, tha Rohani në një bisedë telefonike me Emirin e Katarit, transmeton Telegrafi.
Një flotë prej pesë cisternash iraniane u nis për në Venezuelë. Flota aktualisht është në ujërat e Karaibeve dhe pritet të arrijë në brigjet e Venezuelës nesër.
“Irani kurrë nuk do të fillojë një konflikt”, tha Rohani.
“Ne gjithmonë kemi një të drejtë legjitime për të mbrojtur sovranitetin tonë, integritetin territorial dhe t’u shërbejmë interesave tona kombëtare. Shpresojmë që amerikanët të mos bëjnë gabim”, tha ai.
Irani po dërgon 1.53 milion fuçi naftë në shtetin e Amerikës së Jugut, thanë të dy qeveritë.
“Uashingtoni po shqyrton se si t’i përgjigjet këtij akti”, një zyrtar amerikan i tha Reuters, pa zbuluar se cilat opsione janë në tryezë.
E dhimbshme: Ky është personi që vdiq në aksident trafiku në...
Rama vizitë 4-ditore në Korenë e Jugut, takim me kryeministr...
Çfarë i duhet Juventusit për t’u kualifikuar në Ligën ...
Rriten çmimet e naftës pas paralajmërimit të Trumpit ndaj Ir...
Hamza: Kosova po rrëshqet drejt varfërisë, duhet kthesë urgj...
Dy vajza të lënduara në aksident mes motorit elektrik dhe ve...