Kryetari i Bankës Qendrore të Iranit, Ali Salehabadi tha se mes Teheranit dhe Moskës nën sanksione janë arritur disa marrëveshje të rëndësishme në fushën e bankave, financave dhe ekonomisë dhe se të dy vendet po planifikojnë të përdorin monedhat kombëtare në vend të dollarit amerikan në transaksionet e reciproke tregtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Agjencisë së Lajmeve gjysmë-zyrtare Mehr të Iranit, kreu i Bankës Qendrore, Salehabadi dha një deklaratë për mediat gjatë kthimit të tij nga Rusia për në Teheran, ku ai tha se në bisedimet e zhvilluara me zyrtarët rusë, dy vendet kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të zhvilluar marrëdhëniet e tyre në fushën e financave dhe bankare.
Ai theksoi se në bisedime janë diskutuar edhe hapat që do të ndërmerren në lidhje me çaktivizimin e dollarit dhe euros në tregtinë e reciproke dhe për kalimin në monedhat kombëtare. “Përdorimi i monedhave kombëtare ishte një nga akset e rëndësishme të konsultimit në bisedimet me zyrtarët rusë dhe së shpejti do të shohim zbatimin e marrëveshjeve të arritura”, tha Salehabadi.
Salehabadi tha se marrëveshjet e arritura gjatë vizitës së tij në Moskë për lehtësimin e marrëdhënieve tregtare me Rusinë do të zbatohen në të ardhmen e afërt dhe se rezultatet pozitive do të ndihen në të dyja vendet.
Në kuadër të vizitës së tij dy-ditore, Salehabadi bashkë me një delegacion vizitoi Rusinë dhe u takua me zëvendëskryeministrin rus Alexander Novak. Në takim u arrit marrëveshje për zhvillimin e bashkëpunimit bankar ndërmjet Bankave Qendrore të dy vendeve.
Irani ka qenë subjekt i sanksioneve të njëanshme të SHBA-së që nga viti 2018 ndërsa Rusia u bë objektiv i sanksioneve ndërkombëtare pas luftës që filloi kundër Ukrainës në muajin shkurt.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...