Policia kanadeze është duke marrë në pyetje të dyshuarin kryesor që shkeli turmën me një furgon të marrë me qira në veri të Torontos, duke vrarë 10 persona e lënduar 15 të tjerë.
Alek Minassian, 25 vjeçar nuk ishte më parë i njohur nga autoritetet, thotë policia, duke shtuar që incidenti duket të jetë i qëllimshëm, por nuk dihen ende motive, transmeton portali arbresh.info.
Minassian është arrestuar pas një zënke me një oficer policie.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau e quajti incidentin një “sulm të pakuptimshëm dhe një tragjedi të tmerrshme”.
Oficeri që arrestoi Minassianin u lavdërua që nuk hapi zjarr gjatë zënkës me të dyshuarin, i cili pretendonte se ishte i armatosur dhe vuri në dukje në objekt tek oficeri./Arbresh.info/
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj