Raportohet se ata kishin në dorë pankarta ku shkruhej “gjenocid”. /Telegrafi/
Fjalimi i presidentit amerikan Donald Trump në parlamentin izraelit u ndërpre për pak.
Sipas pamjeve të publikuara në rrjete sociale, ai u ndërpre nga dy anëtarë të krahut të majtë të Knessetit, të cilët u ndaluan nga sigurimi.
Ofer Cassif, një politikan 60-vjeçar, u nxor jashtë nga sigurimi pas një zhurme të lartë dhe britmash drejt Trumpit.
Ayman Odeh, 50 vjeç, një tjetër anëtar i Knessetit nga i njëjti grup politik i aleancës Hadash, u nxor gjithashtu nga salla.
“Më vjen keq për këtë, president,”, i tha kryetari i Knessetit Trumpit më pas.
“Kjo ishte shumë efikase”,, bëri shaka presidenti amerikan, ndërsa anëtarët e Knessetit brohorisnin emrin e tij.
BREAKING: Watch as a protester charges towards Donald Trump during his speech at the Knesset before being bundled out by security pic.twitter.com/u5e5r6LP3u
— GB News (@GBNEWS) October 13, 2025
Ndryshe, ende e paqartë se çfarë synonin personat që u nxorën jashtë nga sigurimi.
Në 2026 mbahet stërvitja e parë trilaterale Shqipëri–Kosovë–...
Naim Murseli pranon se ka shpifur për tradhtinë e Liridona A...
Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë euro ...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Sabri Fejzullahu: Ata janë ...
Maqedonci: Takimi i gjeneralëve të Kosovës, Shqipërisë dhe K...
Naim Murseli: Ditën kur më kanë arrestuar, policia më ka rra...