Imazhi i fotografit meksikan, Alejandro Prieto i një zogu në murin kufitar SHBA-Meksikë ka fituar në një konkurs prestigjioz fotografish.
Prieto u emërua fituesi i çmimit të madh të konkursit Fotografi i Zogut të Vitit pasi imazhi i tij u zgjodh si më i miri nga 22,000 foto tjera, shkruan BBC transmeton arbresh.info
Fotografia e tij fituese përshkruan një zog udhëtar që është ndalur para murit.
Ai thotë se imazhi nxjerr në pah kërcënimin për biodiversitetin që paraqet muri.

Rajoni kufitar SHBA-Meksikë është një ekosistem delikat me migrime të rregullta të kafshëve dhe shpendëve që lëvizin në veri dhe jug në kontinentin amerikan.
Në këtë rajon, një numër i llojeve duhet të kalojnë kufirin për t’u çiftëzuar me kushërinjtë e tyre gjenetikisht të ndryshëm, përfshirë jaguarin e rrezikuar të Amerikës së Veriut dhe ariun e zi, i cili u prezantua përsëri në Teksas në vitet 1990. /arbresh.info/
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Kurti për raportet me Ramën: Marrëdhënie të mira, por dallim...
Rastet me fruth, mobilizohen prindërit, rreth 800 fëmijë të ...
Shqipëria për herë të parë do të ketë ligj për Inteligjencën...
Horoskopi i datës 1 qershor, e hënë
Moti sot me diell e vranësira