Të paktën dymbëdhjetë persona janë vrarë, përfshirë në oficer policie, në një bar të muzikës kantri në Thousand Oaks, Kaliforni.
Të shtënat nisën rreth orës 23:20 të kohës lokale rreth 65 kilometra në veri-perëndim të Los Anxhelos, thotë policia, transmeton portali arbresh.info.
Të paktën 200 persona thuhet të kenë qenë brenda në lokalin Borderline Bar and Grill, që kishte organizuar një natë me studentët e universitetit, në kohën e sulmit.
https://twitter.com/NBCDFW/status/1060498279321010176?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1060498279321010176&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.wokv.com%2Fnews%2Fnational%2Fthousand-oaks-shooting-multiple-injuries-after-shots-fired-california-bar-reports-say%2F9MF4A9fun5DzEK1wZZTxiJ%2F
Policia ka identifikuar të dyshuarin si 28-vjeçarin David Long.
Zyrtarët besojnë që veterani i Marinës Amerikane dhe banor lokal ia mori jetën vetes sa ishte brenda barit.
Presidenti Trump shkroi të enjten në mëngjes për të thënë se ai ishte informuar për të shtënat, duke e përshkruar atë si “të tmerrshme” dhe duke lavdëruar guximin e oficerëve të policisë të përfshirë./Arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...