Një 35 vjeçar ukrainas është arrestuar në Holandë.
Ai është kapur i dehur pasi i kishte rënë me veturë shtyllë së dritave.
Por, ajo se çka gjeti policia ishte krejtësisht e pazakonshme.
Gjatë kontrollit, organet e rendit gjetën një patentë-shofer fals, i cili ishte në emrin e ish-kryeministrit britanik, Boris Johnson.
Siç raportojnë mediat ngjarja ndodhi në qytetin e Groningenit.
Patenta kishte edhe datën e saktë të lindjes së ish-kryeministrit e po ashtu edhe foton e tij.
Dokumenti supozohet se ishte lëshuar në vitin 2019-të dhe skadonte në vitin 3000.
Ukrainasi kishte refuzuar ta tregonte identitetin dhe tij.
35-vjeçari gjithashtu kishte refuzuar që ta bënte testin e alkoolit.

Begaj pas paralajmërimit për kërcënime: Institucionet e sigu...
“Keqtrajtohet nga gruaja e tij”, reagon Macron pas deklarata...
Rudolph: Do të vazhdojmë të mbështesim FSK-në dhe Kosovën dr...
Kusari-Lila: Vetëm sot 206 kërkesa për verifikim të njehsorë...
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend