Ish-sekretarja amerikane e shtetit dhe kandidate presidenciale e demokratëve, Hillary Clinton, thotë se më nuk do të garoj në zgjedhje, por do të mbetet e involvuar në politikë.
Gjatë një interviste të mbrëmshme në rrjetin televiziv, CBS, zonja Clinton tha se karriera e saj “si një politikane aktive ka përfunduar”.
“Më nuk do të jem kandidate”, tha Clinton dhe ka shtuar se “por, nuk kam përfunduar me politikë meqë besoj fuqishëm se kemi të bëjmë me të ardhmen e vendit tonë”.
Hillary Clinton pësoi disfatë kundër kandidatit republikan, Donald Trump, në zgjedhjet e vitit 2016, përkundër faktit se konsiderohej favorite për triumf.
Ajo është shprehur se “humbja ende është shumë e dhimbshme dhe dhembja është e madhe”.
Ditëve të fundit, zonja Clinton po paraqitet në intervista të ndryshme për promovimin e librit të saj, What Happened (“Çka Ndodhi”).
Në këtë libër ajo e ka pranuar përgjegjësinë për humbjen kundër Trumpit, por, pos tjerash, ajo e fajëson ndërhyrjen ruse në fushatën zgjedhore amerikane.
Hillary Clinton, 69 vjeçare, ishte sekretare amerikane e shtetit gjatë presidencës së Barack Obamës dhe për tetë vite ishte senatore në shtetin Nju Jork.
Bashkëshorti i saj, Bill Clinton, në dy mandate ishte president i Shteteve të Bashkuara.
Djali i Thaçit falënderon Ramën për vizitën në Hagë: Ju na d...
Oda Ekonomike e Kosovës kundërshton ndërhyrjen në çmimet e k...
Vdes çetniku serb Slavko Aleksiq, simbol i rrethimit famëkeq...
ZRRE-ja vendos ta zbatojë vendimin e Supremes për liberalizi...
KQZ: 88% e pakove me fletëvotime janë dorëzuar te votuesit j...
Shfuqizohet kufizimi kohor për kompensimin e udhëtimeve zyrt...