Departamenti i shëndetit publik në Illinois dhe Iowa-s po hetojnë kompaninë MC Donalds, pas disa ankesave të 100 konsumatorëve se nuk ishin ndjerë mire, pasi kishin ngrënë sallata.
Në njoftimin e bërë nga departamenti në Iowa, thuhet se kanë identifikuar të paktën 15 persona që ishin infektuar nga parazitë mikroskopik të quajtur “cyclospora “ gjatë muajit qershor dhe fillimit të muajit korrik.
Mjeket paralajmeruan se ngrënia e këtyre sallatave është përcjellë me dhimbje të barkut, dhe diarre.
Poashtu ata theksuan faktin se ata që kanë i kanë ngrënë këto sallata gjatë muajve qershor dhe korrik, mund t’i kenë këto simptoma dhe duhet patjetër të drejtohen tek mjeku për të marrë tretmanin mjekësor.
Në anën tjetër në Illinois ka 90 raste të ngjashme.diku ¼ ( afërsisht 22 persona ), kanë pasur simptomat e njejta të infektimit “cyclospora “.
Autoritetet shëndetësore të Illinois-it, thanë se ata të cilët kanë ngrënë sallatat prej gjysmës së muajt Maj, mund ta kenë infeksionin, duke bërë të ditur se do të hetojnë edhe shkaktarët e tjerë që mund ta kenë shkaktuar infeksionin.
Të dy departamentet shëndetësore sigurojnë që “zinxhiri i ushqimit të shpejtë” po bashkëpunon me hetimet e tyre dhe në përputhje me rregulloret e Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve dhe të Administrimit të Ushqimit dhe Barnave.
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...