Spitali dykatësh i ndërtuar nga një ekip prej 7.000 personash në një sipërfaqe prej 50.000 metrash katrorë, ka 30 njësi të kujdesit intensiv
Sot u bë hapja e spitalit i cili u ndërtua për shkak të epidemisë së koronavirusit të ri (2019-nCoV) brenda dhjetë ditëve në qytetin Wuhan të Kinës.
Sipas Televizionit Qendror të Kinës, spitali me kapacitet prej 1.000 shtretërish që u ndërtua enkas për të sëmurit nga koronavirusi, është ndërtuar identik me spitalin e ndërtuar në Pekin në vitin 2003 për shkak të Sindromës së Rëndë të Frymëmarrjes Akute (SARS).
Spitali dykatësh i ndërtuar nga një ekip prej 7.000 personash në një sipërfaqe prej 50.000 metrash katrorë, ka 30 njësi të kujdesit intensiv.
Në Wuhan gjithashtu vazhdon ndërtimi i spitalit me 1.500 shtretër për të cilin më parë ishte njoftuar se do të përfundojë për dy javë.
Në spital dje ishin transportuar 1.400 pjesëtarë të stafit ushtarak me tetë avionë nga katër qytete të ndryshme të vendit.
Në të gjithë botën, janë raportuar mbi 17.200 raste të koronavirusit, kryesisht në Kinë, si dhe 362 vdekje./AA
Arrestohet i dyshuari në rastin e plagosjes së 4 janarit në ...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës, rivarroset sot në Preka...
Nga homazhet në Prekaz te takimi me sportistet – agjenda e p...
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar