Hamburgu është zgjuar duke përjetuar skena tronditëse të shkatërrimit pasi shumë dyqane janë plaçkitur dhe barrikadat janë djegur në tokë pas një nate të protestave të dhunshme anti-G20.
Imazhet dhe pamjet tronditëse nga qyteti tregojnë shitore të rrafshuara, rafte të zbrazura dhe trotuaret e mbushur me copa të xhamave të thyer, transmeton portali arbresh.info

Shumë nga dyqanet janë vandalizuar me mbishkrime, ndërsa disave edhe u është vënë flaka pas përleshjeve mes protestuesve dhe policisë.
Gjithashtu janë djegur edhe disa makina nëpër pjesë të ndryshme të qytetit.

Rreth 100 mijë persona kanë marrë në protestën ‘Mirë se vini në ferr!’ që kishte për qëllim kundërshtimin e samitit G20.
Të paktën 213 olicisë janë plagosur, ndërsa pritet që numri të rritet, tha një zëdhëns i policisë.

Ende nuk janë zbuluar shifra zyrtare për numrin e protestuesve të plagosur, por 14 persona janë arrestuar dhe 63 janë duke u mbajtur në paraburgim./Arbresh.info
https://www.youtube.com/watch?v=cepF2UKnTy8
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim