Hamas ka deklaruar të premten se është i gatshëm të pranojë disa nga pikat e planit të presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës, përfshirë lirimin e pengjeve dhe dorëzimin e administrimit të territorit, por theksoi se kërkon negociata për shumë prej termave të tjerë të planit.
Në një deklaratë të bërë publike, Hamasi ka reaguar ndaj planit 20-pikësh të propozuar nga Trump, pasi ky i fundit i kishte dhënë grupit palestinez afat deri të dielën për ta pranuar ose refuzuar propozimin. Sipas “Jerusalem Post”, ndër pikat e pranuara do të ishte edhe lirimi i pengjeve.
Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse Trump është i hapur për bisedime mbi termat e planit, siç kërkon Hamas. Në deklaratën e tij, grupi shtoi:
“Në këtë kontekst, lëvizja shpreh gatishmërinë për të hyrë menjëherë, përmes ndërmjetësve, në negociata për të diskutuar detajet.”
Hamasi shtoi gjithashtu se është i gatshëm “të dorëzojë administrimin e Rripit të Gazës një organi palestinez të përbërë nga teknokratë të pavarur, bazuar në konsensusin kombëtar palestinez dhe të mbështetur nga vendet arabe dhe islame.”
Shtëpia e Bardhë nuk ka reaguar ende lidhur me këtë përgjigje të Hamasit. / abcnews.al /
Lexo edhe:
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...