Më shumë se 400 të dënuar janë arratisur nga një burg në Haiti, jo shumë larg kryeqytetit Port-au-Prince.
Autoritetet thanë se 25 njerëz vdiqën pas arratisjes masive të së enjtes nga burgu Croix-des-Bouquets, përfshirë drejtorin e burgut, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Viktima mbetën edhe kalimtarët e rastit.
Një nga ata që iku, një udhëheqës i fuqishëm bande i quajtur Arnel Joseph, u vra disa orë pasi u arratis.
Joseph, ende i veshur me pranga, ishte si pasagjet në një motor që po e priste atë në një pikë të kontrollit.
Motorri nuk arriti të ndalonte dhe Jozefi tërhoqi një armë mbi oficerët të cilët më pas e qëlluan dhe e plagosën atë për vdekje, tha zëdhënësi i policisë Gary Desrosiers.
Joseph ishte lideri më i kërkuar i bandës në Haiti para arrestimit të tij në 2019.
Detajet e arratisjes nuk janë të qarta. Dëshmitarët raportuan se dëgjuan shpërthime armësh rreth mesditës të enjten dhe të burgosurit u panë më pas duke vrapuar nga burgu.
Haiti, i cili është vendi më i varfër në Karaibe, ka qenë dëshmitar i arratisjeve masive të burgjeve më parë.
Në 2019, të 78 të burgosurit e burgut Aquin në Haitin jugor u arratisën ndërsa policia u shpërqendrua nga protestat anti-qeveritare aty pranë.
Dy vjet më parë, më shumë se 170 të burgosur u arratisën nga një burg në Arcahaie, në veri të Port-au-Prince./arbresh.info/
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit