Presidenti rus, Vladimir Putin, ai francez, Emmanuel Macron dhe amerikan, Donald Trump kërkuan sot me një deklaratë të përbashkët ndërprerjen e menjëhershme të luftimeve në Nagorni-Karabah, sipas presidencës franceze.
“Si liderë të vendeve të “Grupit të Minskut” për këtë çështje, tre presidentët kërkojnë, gjithashtu, që drejtuesit e Armenisë dhe Azerbajxhanit të angazhohen sa më shpejt në rifillimin e negociatave nën drejtimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)”, sqaroi presidenca, raporton ATSh.
Sipas Kremlinit, presidentët rus, francez dhe amerikan përgatitën një deklaratë të përbashkët për situatën në Nagorni-Karabah, ku vazhdojnë luftimet mes Azerbajxhanit dhe forcave të territorit separatist, të mbështetura nga Armenia.
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona
BE hap negociatat për heqjen e roamingut me Ballkanin Perënd...
Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe...
Kusari-Lila: Mbështetja e grave ndërmarrëse, prioritet për f...
Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyer...