Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, në një intervistë për transmetuesin shtetëror grek ERT, tha se Greqia nuk e ka ndërmend që të hyjë në garë armatimi me Turqinë.
Mitsotakis, i cili është në Paris për një vizitë zyrtare dy-ditore tha se “kishte parashikuar që do kishim një verë të qetë dhe se nuk sheh asnjë arsye që të mos ketë edhe dimër të qetë”, transmeton portal arbresh.info
“Unë besoj se Turqia e kupton që tensionet në Mesdheun Lindor nuk janë në të mirë të askujt”, tha ai.
Duke deklaruar se mund të arrihet bashkëpunim me Turqinë për çështje të përbashkëta si kriza klimatike dhe problemi i refugjatëve, Mitsotakis nënvizoi se bashkëpunimi ekonomik është i mundur si pjesë e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe respektit.
Ai tha se mënyra e vetme për të zgjidhur problemet në Mesdheun Lindor dhe Detin Egje është ligji ndërkombëtar, shkruan Anadoly Agency.
Ai gjithashtu theksoi nevojën për modernizimin e Ushtrisë greke.
“Nuk kam humor për një garë armatimi me Turqinë. Ky nuk është qëllimi im”, tha ai.
“Unë do t’i dorëzoj një forcë të armatosur më të fuqishme pasardhësit tim”, theksoi Mitsotakis.
Kryeministri grek pohoi se vendimet e marra nga Këshilli Europian në lidhje me Mesdheun Lindor kanë sjellë kuadrin e marrëdhënieve në Mesdheun Lindor në prizmin europian dhe se marrëdhëniet turko- greke janë kthyer në marrëdhënie Turqi – Bashkimi Europian./arbresh.info/
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...