Greqia duket e vendosur për ti bërë dalje Euros në favor të dollarit amerikan, çka do të ishte një lëvizje shkatërruese e cila do të trulloste Gjermaninë dhe do të poshtëronte BE-në.
Këto ishin komentet e bëra për një televizion grek, nga i përzgjedhuri i Trump si kandidat për ambasador në BE, Ted Malloch.
Ky i fundit u shpreh se zyrtarët e lartë grekë janë duke parë opsionet brenda BE-së për ta bërë këtë lëvizje, pasi spiralja e krizës ekonomike, në të cilën është përfshirë Greqia, ka bërë që liderët europianë të kërcënojnë me përjashtim të vendit nga Unioni.
I intervistuar nga një televizion grek, Malloch tha se dalja e Greqisë nga BE do të ishte opsioni më i mirë për grekët sepse situata e aktuale është e paqëndrueshme.
Ky lajm sigurisht që frikëson Gjermaninë, e cila për momentin as që nuk do të dëgjojë të flitet për të tilla histori, por kandidati për ambasador i SHBA-ve në BE, këmbëngul se pret që Euro të bjerë brenda vitit 2018.
Këto deklarata vijnë vetëm 4 ditë pasi një nga zyrtarët më të lartë financiarë të BE-së, u shpreh se Greqia do të jetë e detyruar të dalë nga Eurozona, nëse nuk arrin të orientojë financat e saj të sëmura.
“Greqia duhet të ndërpresë lidhjet dhe të dalë nga Eurozona dhe nga Unioni. Ajo që i nevojitet Greqisë është ristrukturimi dhe veçanërisht lehtësimi i borxhit, por njerëzit në Evropë as nuk duan të dëgjojnë për këtë”, u shpreh Malloch për median greke.
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...
BBC: Raportohet për sulme raketore në Teheran
Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, arrestoh...
Kryeministri britanik kërkon “zgjidhje të shpejtë” të konfli...
53 mijë euro dhe drogë të fshehur në mure, arrestohen 4 pers...