Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, së bashku me kandidaten për president, Vjosa Osmani kanë vazhduar takimet me qytetarë dhe kategori të ndryshme të shoqërisë.
Të hënën, dyshoja Osmani-Abdixhiku kanë takuar të rinjtë në parkun e Prishtinës.
Kreu i LDK-së, ka thënë se duhet shumë punë për t’u ofruar të rinjve vende pune e mundësi të reja, për të mos zgjedhur largimin nga Kosova.
“Rinia jonë ka ëndrra të mëdha. Të studiojë, të punojë me dinjitet, të krijojë familje, të udhëtojë, të ndërtojë jetë këtu; në Kosovën e vet. Por ëndrrat nuk mbahen veç me fjalë. Na duhet shumë punë për t’ua bërë vendin më të drejtë, me më shumë mundësi, arsim më cilësor, paga më të mira e hapësirë që talenti i tyre të mos kërkojë rrugë jashtë Kosovës. Se një vend që i mban të rinjtë afër ëndrrave të tyre, është vend që ecën përpara.”, ka shkruar Abdixhiku.
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...