Aksident i rëndë në Vaqarr të Shqipërisë, 6 fëmijë të lënduar

22:12 | 25 Maj 2026
E.H

Policia e Shqipërisë ka dhënë detaje të reja në lidhje me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në Vaqarr ku u përplasën kokë më kokë dy automjete.

Sipas policisë nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 6 fëmijë të mitur të moshave 6-10 vjeç, të cilët udhëtonin si pasagjerë në njërin prej automjeteve.

E plagosur ka mbetur edhe drejtuesja e mjetit në të cilin ndodheshin të miturit.

Sipas policisisë të dëmtuarit po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën./a2cnn

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme