Dy gra iraniane kanë sulmuar një klerik iranian pasi ai paralajmëroi autoritetet për shkeljen e ligjit nga gratë të cilat po shëtisnin me qentë e tyre, raportoi gazeta Khabaronline.
Kur kleriku i paditi gratë, ato filluan duke e sulmuar atë verbalisht. Pasi lajmëroi policinë, ato e ndoqën atë dhe e goditën me makinë para se të largohej nga vendi i ngjarjes.
Kleriku pësoi një dëmtim të kokës.
Policia lokale po heton ngjarjen dhe po përpiqet të identifikojë gratë.
Nëse shpallen fajtore për dëmtim trupor dhe ikje nga vendi i ngjarjes, ato përballen me burg afatgjatë.
Përkundër faktit se qentë shtëpiak zakonisht konsiderohen të papastër nga klerikët iranianë, kafshët janë gjithnjë e më popullore në të gjithë Iranin. Iranianët me kafshët e tyre shëtisin vetëm mbrëmjeve kur ligji nuk është i zbatueshëm shkruan arbresh.info
Shënohet 37-vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepçës
Sot mbahet seanca për buxhetin 2026
Për të tretën ditë radhazi vazhdon seanca gjyqësore për sulm...
Qeveria e Kosovës mban sot mbledhje
Mot i paqëndrueshëm: reshje, erë e fuqishme dhe rënie temper...
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...