Një gjykatë italiane ka hequr ndalimin ndaj liderit të qendrës së djathtë Silvio Berlusconi për mbajtje të postit publik, gjë që do të thotë se ai mund të kandidojë për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.
Megjithatë, vendimi mund të ketë ardhur pak vonë për ish kryeministrin 81-vjeçar i cili vetëm tre ditë më parë i dha bekimin aleatit të tij të Lidhjes për të formuar një qeveri pa të, pas një rezultati zgjedhor zhgënjyes , transmeton portali arbresh.info.
Berlusconi u dënua për mashtrim tatimor në vitin 2013, duke shkaktuar dëbimin e tij nga dhoma e lartë e parlamentit dhe një ndalesë për mbajtjen e ndonjë pozite të zgjedhur për gjashtë vjet.
Megjithatë, në një vendim të bërë të shtunën, një gjykatë në qytetin verior të Milanos, që mbikëqyr zbatimin e dënimeve, vendosi që ndalesa mund të hiqet një vit më herët për shkak të “sjelljes së mirë”./Arbresh.info/
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...