Gjermania i reagon Trumpit për tërheqjen e trupave amerikane

11:10 | 7 Qershor 2020

Plani i Presidentit amerikan, Donald Trump, për tërheqjen e trupave ushtarake është kritikuar nga konservatorët, por është mirëpritur nga politikanët e majtë.

Presidenti amerikan thuhet se ka urdhëruar Pentagonin të zvogëlojë numrin e trupave me 9,500 nga 34.500 të caktuar përgjithmonë në Gjermani, si pjesë e një marrëveshje mes SHBA-ve dhe NATO-s, transmeton portal arbresh.info

Johann Ëadephul, nënkryetari i grupit parlamentar të Unionit Demokratik të Krishterë (CDU) të Angela Merkel, e përshkroi tërheqjen si një thirrje zgjimi. “Planet tregojnë se administrata Trump është duke lënë pas dore një detyrë elementare të lidershipit, për të lidhur partnerët e koalicionit në proceset e vendimmarrjes,” tha ai.

“Të gjithë përfitojnë nga aleanca që bashkohen, vetëm Rusia dhe Kina përfitojnë nga përçarja. Uashingtoni duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje kësaj”, tha ai.

Drejtuesi i grupit parlamentar të partisë së majtë Die Linke mirëpriti zhvillimin. “Qeveria federale duhet ta pranojë atë me mirënjohje dhe menjëherë të fillojë përgatitjen e tërheqjes së plotë të ushtarëve amerikanë me administratën Trump,” tha Dietmar Bartsch.

Norbert Röttgen, një nga politikanët e CDU-së, që po përpiqet të marrë pozitën e Merkelit  në vitin e ardhshëm, ka kritikuar planet e Trump.

“Një tërheqje e tillë do të ishte për të ardhur keq nga çdo këndvështrim,” tha ai.

Ndërsa Rusia ka lëvizur për të marrë kontrollin e territorit në Gjeorgji dhe Ukrainë gjatë dekadës së fundit, Polonia ka bërë fushata për një prani të përhershme të trupave amerikane. Rrotullimet aktuale në vend numërojnë 5,500 personel, prandaj Polonia vazhdon të shpresojë që trupat e tërhequra nga Gjermani të vazhdojnë misionin e tyre në Poloni.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe Pentagon nuk pranuan të konfirmojnë ose mohojnë historinë, e cila vjen në mes të tensioneve midis administratës Trump dhe aleatëve europianë mbi marrëveshjet e bashkëpunimit të gjatë. Trump ka argumentuar se Gjermania nuk shpenzon sa duhet për mbrojtjen e saj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara