Gjenerali i NATO-s, Ingo Gerhartz i bëri thirrje Gjermanisë të shtojë përpjekjet e saj për të penguar sulme të mundshme në të ardhmen, në fillim të një konference dyditore në Berlin – të fokusuar në forcimin e mbrojtjes së Evropës.
“Sfida jonë kryesore është parandalimi, dhe parandalimi sot dhe kundër të gjitha llojeve të shtypjes”, tha gjenerali gjerman.
“Për të shmangur dhe parandaluar me sukses kërcënimet dhe një numër në rritje sulmesh hibride, reforma themelore e prokurimit, zbatimi i shpejtë i ligjit të ri gjerman për shërbimin ushtarak dhe rritja e gatishmërisë së mbrojtjes në të gjithë shoqërinë janë të domosdoshme”, tha Gerhartz në fillim të Konferencës së Sigurisë në Berlin.
Gerhartz shprehu shqetësim për mosmarrëveshjen disamujore të futjes së shërbimit ushtarak në Gjermani, që politikisht është zgjidhur vetëm javën e kaluar.
“Rusia, gjithashtu e kupton se procesi i prokurimit gjerman ndonjëherë zgjat me vite dhe se industria ka probleme në rritjen e prodhimit të armatimeve”, tha ai.
“Kjo tregon se Gjermania në tërësi nuk ka arritur ende pjekurinë strategjike që kërkon koha jonë”, Gerhartz, i cili është në komandë të selisë operative të NATO-s në Brunssum të Holandës, të quajtur Komanda e Forcave të Përbashkëta Aleate.
Politikanë, zyrtarë ushtarakë dhe ekspertë të mbrojtjes po takohen në kryeqytetin gjerman për konferencën, e cila do të përfshijë më shumë se 140 folës në fjalime kryesore dhe në panele diskutimi.
Pjesëmarrësit synojnë të eksplorojnë përgjigjet ndaj një sërë kërcënimesh me të cilat përballen NATO dhe Bashkimi Evropian, duke përfshirë masat për të rritur prodhimin e armëve dhe miratimin e teknologjive të reja.
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius dhe ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson po marrin pjesë, gjithashtu.
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...
Më pak se 1% import të energjisë nga Serbia