Është gjetur i pajetë në qelinë e tij në Turqi “bosi” i kriptomonedhave Faruk Fatih Özer.
Mediat turke raportojnë se themeluesi i kompanisë së falimentuar “Thodex” dyshohet të ketë kryer vetëvrasje, megjithatë një hetim ka nisur për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Gjatë kontrolleve të kryera nga oficerët e burgut, u raportua se Ozer ishte varur në banjën e qelisë së tij dhe nuk mundi të shpëtohej pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve mjekësore.
Faruk Ozer u arrestua më 30 gusht të vitit 2022 në jug të Shqipërisë, për t’u ekstraduar në prill të një viti më pas në Turqi.
I cilësuar si “mbreti” i kriptomonedhave ai u dënua po në vitin 2023 me 11 mijë e 196 vite burg për veprat penale pastrim parash, mashtrim dhe themelim të një organizate kriminale. Prokurorët kishin kërkuar dënimin e tij me 40.562 vjet burg.
Faruk Fatih Ozer konsiderohej si organizatori i një prej skandaleve më të mëdha financiare në historinë e Turqisë.
Ai akuzohej për mashtrimin e 391 mijë qytetarëve nëpërmjet kriptomonedhave, me një vlerë dëmi që kapte 2 miliardë dollarë. Viktimat e Ozer humbën paratë që kishin investuar pas kolapsit të bursës së kriptomonedhave Thodex. Mashtrim me dëm ekonomik 2 miliardë dollarë.
I lindur në vitin 1994, Ozer themeloi e platformën në vitin 2017. Kur Thodex u mbyll papritur në prill të vitit 2021, shkaktoi panik të madh tek investitorët.
Rolls‑Royce Phantom i rrallë zbukurohet me laser
Cila është temperatura ideale në shtëpi për të qenë të shënd...
Doktori zbulon se kur duhet ta pini kafenë e fundit nëse don...
Ushqimet që duhet të hani nëse dëshironi lëkurë të shëndetës...
Kusari Lila pranon detyrën e ministres
43-vjeçari gjendet pa shenja jete në Llapçevë të Malishevës