Zyrtarë nga Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë kanë filluar bisedimet në Gjenevë të Zvicrës mbi planin e paqes të SHBA-së.
Raportohet se zyrtarët evropianë kanë hartuar një kundërpropozim për ta paraqitur gjatë takimeve.
Kjo përfshin heqjen e kufizimeve të propozuara për ushtrinë e Ukrainës, kthimin e kontrollit të centralit bërthamor Zaporizhzhia nga Ukraina dhe adresimin e mosmarrëveshjeve të tjera territoriale pas një armëpushimi.
“Është mirë që diplomacia është aktivizuar dhe që biseda mund të jetë konstruktive”, tha Volodymyr Zelensky.
“Ekipet ukrainase dhe amerikane, ekipet e partnerëve tanë evropianë – janë në kontakt të ngushtë dhe shpresoj shumë që do të ketë një rezultat”, shtoi ai.
“Gjakderdhja duhet të ndalet dhe duhet të garantohet që lufta nuk do të ndizet përsëri.” /Telegrafi/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...