Jo vetëm që mediat e regjimit në Serbi përhapin propagandën e Kremlinit, por edhe presidenti Vuçiç qeveris sipas modelit të Putinit. Kështu vlerëson gazetari gjerman Thomas Bray në një analizë për Fondacionin Friedrich Naumann.
Makineri të fuqishme mediatike, fabrika trollash, mashtrime dhe dezinformata. Propaganda ruse ka karta të forta dhe përveç kësaj, mund të mbështetet në një “bosht autokratësh” që e mbështesin dhe imitojnë modelin rus të qeverisjes, shkruan gazetari gjerman me përvojë Thomas Bray. .
“Ky bosht fillon me Putinin, kalon përmes kryeministrit hungarez Viktor Orban dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili gjithnjë e më shumë sundon si të dojë, si dhe partneri i tij më i ri Milorad Dodik në Bosnje dhe Hercegovinë, deri te kryeministri sllovak Robert Fico”, shprehet Bray.
Ky gazetar, i cili studioi historinë e Evropës Lindore dhe më pas kaloi gati katër dekada si korrespondent i agjencisë më të madhe gjermane të lajmeve DPA nga Beogradi, merret edhe një herë me propagandën ruse në Evropë, kryesisht në Ballkan dhe duke përdorur shembullin e Serbisë, në publikimin e tij të ri.
Analiza “Rusia, duke i hapur rrugën autokratëve” u botua për Fondacionin Friedrich Naumann, i cili është i afërt me Liberalët Gjermanë (FDP), dhe është në dispozicion të plotë në internet.
Bray e quan Ballkanin një “laborator dhe terren trajnimi” për propagandën ruse. Kryesisht merret me Serbinë dhe kujton se ai vend nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, shkruan për rolin e skifterit rusofil Aleksandër Vulin dhe mirëpritjen e ngrohtë “vëllazërore” nga politikanët rusë, pavarësisht agresionit të Moskës kundër Ukrainës.
“Në përgjithësi, sigurisht që BE-ja mbetet donatori më i madh i parave për Serbinë.” Por, përmes propagandës shtetërore, një pjesë e madhe e popullatës serbe e sheh ndryshe”, shkruan Bray./rtk
Përplasja tragjike e dy trenave në Spanjë/ Gjendet një tjetë...
Macron: Trump ‘synon hapur ta dobësojë dhe nënshtrojë&...
“Ajo që kemi përjetuar është një themel i fortë për të...
Seanca në GJK për kërkesën e gjyqtarëve për rritje page, Ram...
Mes shumë mungesash në mbrojtje, Arbeloa zgjedh “11 gladiato...
Man City ‘shokohet’ pas pjesës së parë nga Bodo/Glimt