Zëvendëskryeministri i Parë i Këshillit të Shtetit të Republikës Popullore të Kinës, Zhang Gaoli mbërriti të dielën për një vizitë dy ditore në Shqipëri, në krye të delegacionit të nivelit më të lartë zyrtar kinez që mbërrin në vendin tonë prej 51 viteve të fundit.
Ai do të pritet të hënën në takime zyrtare nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe kryeministri, Edi Rama.
E konsideruar si një ngjarje e madhe për marrëdhëniet kino-shqiptare, vizita e Zv-kryeministrit të Parë të Këshillit të Shtetit të Kinës, Zhang Gaoli ka në fokus nxitjen e mëtejshme të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe në kuadër të iniciativës “Brez dhe Rrugë” nëpërmjet ideve dhe mendimeve të reja.
Këtë e konfirmoi përmes një interviste për ATSH-në pak ditë më parë, Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës, Jiang Yu./Arbresh.info/
Dalin në shtije biletat për ndeshjen miqësore me Andorrën
Mbi 220 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës, raste të reja rap...
Abdixhiku priti ambasadorin e Italisë, i prezantoi programin...
Nga 1 qershori nuk lejohen pagesa me para të gatshme mbi 2 m...
ZYRTARE: Jeton Beqiri nuk do të jetë më trajner i Shkëndijës...
Ekzekutohen shtesat prej 500 eurosh për lehonat