Televizioni rus “REN TV” ka publikuar një video, në të cilën parashikohet fundi i botës me 3 tetor. Në këtë datë, një asteroid i gjatë thuhet se do të përplaset me Tokën. Për të mbështetur tezën e tij, televizioni rus citon astronomë anonimë.
Por Vitalij Egorov, shkencëtar i cili studion hapësirën, denoncoi televizionin në fjalë për lajmin dhe për faktin se krijon gjendje alarmi. Sipas Egorov, lajmi është tërësisht i pabazuar dhe synon të krijojë gjendje alarmi dhe panik në popull.
Denoncimi është bërë duke u bazuar në një ligj rus, i miratuar së fundmi, për dënimin e atyre që konsiderohen gënjeshtra. Agjencitë e lajmeve online që publikojnë dhe shpërndajnë lajme false, rrezikojnë të mbyllen.
Ndërsa personat fizikë rrezikojnë një gjobë nga 400 deri në 20 mijë euro në bazë të pasojave dhe të rëndësisë së shpërndarjes së lajmeve false. Prokuroria ruse duhet të thotë fjalën e saj brenda 30 ditësh.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...