Qeveria franceze ka njoftuar se do të zgjasë paketën e saj të “papunësisë së pjesshme” për personat që punojnë në sektorin e turizmit.
Paketa mbështet ata që nuk mund të punojnë gjatë pandemisë COVID-19, ata të regjistruarit që marrin deri në 84 për qind të pagës së tyre pas taksës nga shteti.
“Programi do të përfundonte në shtator por tani do të shtrihet deri në muajin dhjetor për punëtorë e turizmit. Profesionistët e turizmit kanë nevojë për mbështetje afatgjatë; për disa do të jetë një vit i humbur”, tha zëvendësministri i Turizmit, Jean-Baptiste Lemoyne.
Skema u prezantua për herë të parë gjatë mbylljes në muajin mars për të ndihmuar kompanitë të përballen me një rënie të aktivitetit.
Sektori francez i turizmit është goditur shumë për shkak të ndalimit të udhëtimeve nga pandemia COVID-19.
Franca gjithashtu ka njoftuar paketa shpëtimi për industrinë e makinave dhe atë të aviacionit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...