Franca po shqyrton vendosjen e trupave në Groenlandë në përgjigje të komenteve kontroverse të presidentit amerikan Donald Trump për blerjen e ishullit të Arktikut, tha sot ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot.
Barrot konfirmoi se Franca e ka diskutuar çështjen me Danimarkën, por theksoi se nuk ka plane të menjëhershme për veprim.
“Në këtë pikë, kjo nuk është dëshira e Danimarkës”, tha Barrot në një intervistë me “Sud Radio”, duke shtuar se Evropa do të vepronte nëse kërcënohen interesat e sigurisë.
Komentet vijnë pasi Danimarka kërkon mbështetje evropiane për të kundërshtuar interesin në rritje të Trumpit për Groenlandë. Trump ka përmendur burimet natyrore dhe vlerën strategjike të ishullit, duke thënë: “Unë mendoj se do ta kemi atë”.
Kryeministrja daneze Mette Frederiksen është takuar me liderët evropianë për të diskutuar këtë çështje dhe ka hedhur poshtë çdo kërcënim të menjëhershëm ushtarak ndaj Groenlandë. Ajo ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik.
Barrot e përshkroi rajonin e Arktikut si “një fushë të re konflikti”, ndërsa Frederiksen ka sinjalizuar një qasje të kujdesshme, duke shmangur një përshkallëzim të tensioneve./abcnews/
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...
Kosova bëhet edhe me një parti të re
E dhimbshme, varrosen babai dhe dy fëmijët që vdiqën dje tra...