Nën udhëheqjen e ish-presidentit të Tunizisë, Moncef Marzouki është formuar një komitet ndërkombëtar për heqjen e dënimit me vdekje në vendet arabe.
Në një takim të zhvilluar nëpërmjet ‘Zoom’ me pjesëmarrjen e 100 personave nga SHBA-ja, Evropa dhe bota arabe u diskutuan dënimet me vdekje në vendet arabe.
Në një deklaratë me shkrim nga Komiteti Ndërkombëtar për Heqjen e Dënimeve me Vdekjeve thuhet se në krye të komitetit është zgjedhur Marzouki dhe se është vendosur që të formohet një bord drejtues i përbërë nga personalitete ndërkombëtare, përfshirë Sarah Leah Whitson, ish-kryetarja e organizatës për të drejtat e njeriut Human Rights Watch (HRW), aktivistja jemenase Tawakkol Karman dhe ish-kreu i qeverisë së përkohshme të Sirisë, Ahmed Tuma, transmeton Anadolu Agency .
Po ashtu bëhet e ditur se vendimi për formimin e komitetit në fjalë është marrë si rezultat i debateve të thella lidhur me mungesën e elementëve themelore si transparenca dhe drejtësia në shumë vende ku zbatohet dënimi me vdekje.
Në deklaratë nga regjimi i Egjiptit kërkohet që të mos ekzekutohen dënimet me vdekje të dhëna kohët e fundit ndaj të burgosurve politikë.
Shumë vende arabe akuzohen nga organizatat për të drejtat e njeriut se dënimin me vdekje e përdorin si mjet për të heshtur opozitarët.
Në Egjipt, dënimi me vdekje i dhënë nga gjykata penale e Kajros në shtator 2018 kundër 12 personave kundërshtarë ndaj grushtit të shtetit, përfshirë sekretarin e përgjithshëm të Partisë Liri dhe Drejtësi, Mohamed al-Beltagy dhe një nga liderët e Vëllazërisë Muslimane, Safwat Hegazy u la në fuqi nga gjykata e lartë më 14 qershor.
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...
“Nëna të ka vdek ti viktimizohesh”, Labinoti akuzon Elijonën
Prokuroria jep detaje për vdekjen e 45-vjeçarit në QKUK