Manchester United dhe Juventusi kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e martë).
Dy gjigantët evropian kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin mes tyre në kuadër të xhiros së tretë të Grupit H në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
“Djajtë e Kuq” nisin përballjen me një formë mjaftë të dobët (një fitore, katër barazime dhe një humbje brenda të gjitha kompeticioneve), por së fundmi ata kanë bërë një rikthim të fuqishëm duke mposhtur me përmbysje Newcastle United (3-2) dhe duke barazuar 2 me 0 kundër Chelseat.
Deri tani, skuadra e Jose Mourinhos ka mbajtur portën e pastër në dy takimet e tyre në Ligë të Kampionëve, diçka plotësisht e kundërt me takimet e tyre në ligë ku ata kanë pranuar gola në pesë ndeshjet e tyre të fundit.
Ndërkohë, Juventusi ka vazhduar me super paraqitje deri tani këtë sezon, por rekordi i tyre i 100 për qind u ndal vikendin e kaluar si pasojë e një barazimi.
Kampioni italian ka shënuar mesatarisht 2.18 gola në ndeshje dhe në shtatë fitoret e tyre golaverazhi ka qenë 2+.
Kjo ndeshje shënon gjithashtu rikthimin e superyllit Cristiano Ronaldo në Old Trafford si dhe përballjen e Paul Pogbas me ish skuadrën e tij.
Ndeshja ndërmjet dy gjigantëve evropian fillon nga ora 21:00./arbresh.info/
Formacioni i Manchester United: De Gea, Young, Lindelof, Smalling, Shaw, Mata, Matic, Pogba, Rashford, Lukaku, Martial
Formacioni i Juventusit: Szczęsny , Chiellini (C), Pjanić, Ronaldo, Dybala,, Alex Sandro, Matuidi, Cuadrado, Bonucci, João Cancelo, Bentancur
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franc...
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...