Ministria e Mbrojtjes në Siri ka deklaruar se bombarduesit rusë kanë kryer 81 sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në 8 provinca siriane, duke goditur 263 caqe të terroristëve në 48 orët e fundit.
“Në dy ditët e fundit, bombarduesit rusë në Republikën Siriane kanë kryer 81 sulme ajrore dhe kanë goditur 263 caqe terroriste në provincën e Aleppos, Damaskut, Deri ez-Zorit, Idlibit, Latakias, Rakas, Hamas dhe Homsit”, ka deklaruar zëdhënësi i ministrisë ruse të mbrojtjes, Igor Konashenkov, raportojnë mediat ruse.
Bombarduesit rusë të tipit “SU-25” ia kanë dalë të shkatërrojnë depot e municionit me raketa anti-tank, ka shtuar Konashenkov.
Sipas tij, Forcat Ajrore Ruse po ashtu kanë shkatërruara pikat kontrolluese të mbajtura nga terroristët në Raka dhe një bazë terroriste në një zonë malore në Damask.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...