Finlanda ka nisur të ndërtojë një gardh në kufirin me Rusinë.
Vlerësohet se ndërtimi i tij do të kushtojë qindra milionë euro dhe do të zgjasë katër vite për të përfunduar.
Lajmi u bë me dije teksa Finlanda pritet të bëhet pjese e NATO-s.
Ai pritet të jetë kufiri më i gjatë mes NATO-s dhe Rusisë.
Helsinki planifikon të ngrejë 200 km mur, si pjesë e një projekti masiv që kushton një total prej 380 milionë euro.
Barrierat metalike të larta tre metra do të mbulohen me tela gjemba, me kamera nate, llamba, dhe altoparlantë në vendet që konsiderohen të ndjeshme. Faza e fundit pritet të përfundojë në vitin 2026.
Mediat ndërkombëtare për zgjedhjet në Kosovë: Vendi i varfër...
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen hesh...
SHBA vijon sulmet ndaj Iranit, godet dy dronë në Ngushticën ...
Molliqaj: Sa më i madh numri i votuesve, aq më e madhe demok...
LDK u bën thirrje qytetarëve të dalin në votime: Çdo votë ka...
Mbi 304 mijë qytetarë votuan deri në orën 13:00, pjesëmarrje...