Një zjarr masiv ka kapluar një lagje të varfër në kryeqytetin e Filipineve, duke lënë kështu pa kulm mbi kokë 15,000 persona.
Zjarr përfshiu lagjen nga kasollet pas shpërthimit të tij në Kompleksin Parola pranë portit të qytetit, thanë autoritetet, transmeton arbresh.info.
Qindra zjarrfikës luftuan për fikjen e zjarrit. Shtatë persona u lënduan nga flakët të cilat përhapeshin me shpejtësi.
“Shtëpitë në atë zonë janë të ndërtuara nga materiale të dobëta. Prandaj zjarri u përhap me shpejtësi. Jemi me fat që askush nuk vdiq” tha oficeri Edilberto Cruz.
Ata, shtëpitë e të cilëve u dogjën, u evakuuan dhe janë akomoduar përkohësisht./Arbresh.info

Sonte Trepça-Bashkimi, finalja e gjigantëve
Vdes në QKUK personi i cili u vetaksidentua para një jave me...
OVL-UÇK tregon emrat e dëshmorëve që ranë nga 1 deri më 15 m...
Dalin detaje: Rozana Radi nuk ishte në dijeni për pjesëmarrj...
Nis evakuimi i pasagjerëve nga anija e prekur me hantavirus
Vjosa Osmani prezanton aderimin e radhës