Nëntëdhjetë të burgosur palestinezë janë liruar si pjesë e fazës së parë të marrëveshjes së shumëpritur të armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit. Shumica prej tyre ishin gra dhe fëmijë – të cilët u pritën me përqafime dhe brohoritje pas mbërritjes së tyre në Bregun Perëndimor të okupuar.
Tre pengje izraelite u liruan më parë nga Hamasi në Kryqin e Kuq në qytetin e Gazës disa orë pas fillimit të armëpushimit, përpara se t’i dorëzoheshin ushtrisë izraelite. Gratë e liruara nga Hamasi ishin 31-vjeçarja Doron Steinbrecher , 28-vjeçarja Emily Damari britaniko-izraelite, dhe 24-vjeçarja Romi Gonen, të cilët po marrin trajtimin mjekësor në një spital në Tel Aviv dhe janë në një gjendje të qëndrueshme.
Më herët mbëmjën e së dielës (19 janar), presidenti amerikan në ikje, Joe Biden konfirmoi se katër gra të tjera pengje izraelite do të lirohen javën e ardhshme, duke i bërë jehonë asaj që Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë thënë më parë.
“Dhe tre pengje çdo shtatë ditë pas kësaj, duke përfshirë të paktën dy amerikanë në këtë fazë të parë. Ne lutemi për shërimin e tyre të gjatë përpara,” tha Biden në një postim në X.
Shtetet e Bashkuara, së bashku me Katarin dhe Egjiptin, kishin kërkuar të ndërmjetësonin këtë armëpushim prej muajsh.
Më herët gjatë ditës, Biden reflektoi mbi marrëveshjen e pengjeve dhe armëpushimit në një nga fjalimet e tij të fundit si president i SHBA-së, duke thënë se Lindja e Mesme është “transformuar thelbësisht”.
Po ashtu edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka falënderuar kryeministrin e Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdul Rahman Al Thani për rolin e tij kritik në përpjekjet e ndërmjetësimit që kulmuan me armëpushimin.
“Sekretari theksoi nevojën për të vazhduar avancimin e planifikimit pas konfliktit për Gazën, shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e kryeministrit dhe i uroi atij suksese në përpjekjet e vazhdueshme për të ndërtuar paqe të qëndrueshme në rajon,” tha Departamenti i Shtetit i SHBA./rtsh
Matoshi: Momenti kur e mora thirrjen nga Kosova, ishte ndjen...
Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës, po...
Këta janë kadidatët potencial për ta zëvendësuar Allegrin te...
105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqë...
Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të ...
“AI po bëhet armë” Papa Leo XIV jep paralajmërimin e fortë p...