Strukturat e Anti-terrorit në Britaninë e Madhe arrestuan një burrë, i cili u pa duke mbajtur një armë zjarri dhe një bombë pranë një spitali në Leeds, duke detyruar autoritetet që të evakuojnë stafin dhe pacientët e tij.
Skuadra e bombave dhe specialistët e Ushtrisë hynë në Spitalin St James në Leeds rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm, ku morën njoftimin për ekzistencën e një pakoje me lëndë të dyshuar eksplozive, ku pas kontrollit, rezultoi se në të nuk kishte asgjë që mund të përbënte rrezik potencial për jetën.
Ndërkohë, policia ka nisur një kontroll të gjerë të perimetrit përreth spital, ku nën shënjestër të tyre janë vënë edhe automjetet e parkuara aty pranë.
Fatmirësisht çanta me lëndën e dyshuar plasëse u asgjësua dhe çdo gjë iu kthye normalitetit në zonë./A2
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona
BE hap negociatat për heqjen e roamingut me Ballkanin Perënd...
Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe...
Kusari-Lila: Mbështetja e grave ndërmarrëse, prioritet për f...