OBSH shpall shpërthimin e Ebolës në Kongo emergjencë ndërkombëtare

15:49 | 17 Maj 2026
E.G

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur shpërthimin e virusit Ebola në Republikën Demokratike të Kongos si emergjencë ndërkombëtare, duke theksuar se situata është shqetësuese, por ende nuk ka arritur nivelin e pandemisë.

Sipas raportimeve, shpërthimi fillimisht ishte i kufizuar në një provincë të vendit, ku janë regjistruar rreth 240 raste të infektimit, prej të cilave mbi 80 kanë përfunduar me vdekje. Megjithatë, virusi ka nisur të përhapet edhe në pjesë të tjera të Kongos, si dhe në shtetet fqinje.

OBSH bën të ditur se, ndonëse situata mbetet serioze, përhapja e virusit ende nuk është në përmasa globale.

Ekspertët paralajmërojnë se kjo valë mund të përhapet me shpejtësi, veçanërisht në Afrikë, dhe se numri real i rasteve mund të jetë më i lartë sesa ai i raportuar.

Situata bëhet edhe më shqetësuese për shkak se, sipas OBSH-së, për këtë variant të virusit Ebola nuk ka ende trajtime apo vaksina plotësisht efektive.

Shpërndaje në rrjete sociale