Google ADS

Europianët nuk i besojnë SHBA-ve, zbulon sondazhi i fundit

08:13 | 20 Janar 2021
Trina Galanxhi

Europianët në përgjithësi janë të lumtur për zgjedhjen e Joe Biden President, por ata vazhdojnë të jenë të bindur në rënien e SHBA-ve në skenën globale, pasi administrata Trump minoi besimin në udhëheqjen amerikane, sipas një studimi të kryer nga Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR)).

ECFR, një think-tank pan-europian, është i angazhuar në kërkime mbi politikën evropiane të jashtme dhe të sigurisë, transmeton portal arbresh.info

Europianët besojnë se Biden nuk do të arrijë që të kapërcejë ndarjet e brendshme, të investojë në çështje ndërkombëtare siç janë ndryshimi i klimës dhe paqja në Lindjen e Mesme, të stabilizojë marrëdhëniet me Kinën dhe sigurinë europiane.

“Kur George Ë. Bush ishte president, evropianët ishin të ndarë për mënyrën se si Amerika duhet të përdorë fuqinë e saj. Me hyrjen e Biden në Shtëpinë e Bardhë, ata u përçanë nëse Amerika kishte ndopak pushtet,” tha Mark Leonard, themeluesi i studimit dhe drejtori i ECFR, transmeton portali arbresh.info

Shumica dërrmuese e europianëve besojën se Kina do e ‘përmbysë’ Amerikën. Ky mendim ndahet nga rreth 79 përqind e spanjollëve, 72 përqind e italianëve dhe portugezëve, 62 përqind e francezëve.

Gjithashtu, europianët nuk besojnë se SHBA do të ndërhyje ushtarakisht në rast të ndonjë krize. Vetëm 10 përqind e europianëve e shohin SHBA-të si partner të besueshëm, që do të mbrojë Europën.

Dy të tretat e të anketuarve tregojnë se sa e rëndësishme është për Europën të investojë në aftësitë e saj mbrojtëse, në vend që të mbështetet kryesisht në Shtetet e Bashkuara.

Sondazhi është kryer në Danimarkë, Francë, Itali, Hungari, Hollandë, Gjermani, Poloni, Portugali, Spanjë, Suedi dhe Britani të Madhe./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale